Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdamataj, ka folur mbrëmjen e sotme për dhunimin e 22-vjeçares nga Kenia, e cila ishte punonjëse e një kazinoje në Tiranë.
Hajdarmataj tha në emisionin “A Show” ne nëse kjo ngjarje do të ishte deshifruar, do të kishte nxjerrë shumë problematika në dritë.
“Siç thashë, ne jemi mësuar që në shumë raste policia mundohet të fshehë ngjarje, dhe sensitive. Ka qenë një periudhë që Policia e Shtetit ka pasur një trend për të mos deklaruar ngjarjet. Nuk bëhet fjalët për një konflikt të çastit, por kjo është një ngjarje që është shumë sensitive për opinionin publik, pasi është e përfshirë një shtetase e huaj.
Është një ngjarje që po ishte deshifruar, do të kishte nxjerrë shumë problematika, që nga Ministria e Jashtme, etj.
Në këtë moment që ne po flasim jemi tek pjesa e prokurorisë, e cila po heton ngjarjen. Por që në momentet e para që ka ndodhur kjo ngjarje, opinioni publik duhej të ishte informuar’, theksoi ish-drejtuesi i policisë.