Arapi “shtrydh” Teutën, durrsakët me nga dy seanca stërvitore në ditë

Skuadra bregdetare po vazhdon fazën përgatitore në qytetin e vet prej dy javësh.

HEKTOR IDRIZAJ

Pasdite ka përfunduar përgatitjet edhe për ditën e djeshme, stërvitje këto në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Trajneri Renato Arapi kishte planifikuar 2 seanca stërvitore.

Në prolog të stërvitjes, trajneri Arapi u foli futbollistëve për programin stërvitor. Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim, mund të arrijë gjëra të mëdha në këtë fushatë. Ekipi u stërvit normalisht dhe i gjithë grupi është në gjendje optimale.

SHTOHET DOZA – Stafi teknik do të ketë një detyrë të vështirë derisa të rifomatohet grupi. Skuadra e Teutës po punon fort në disa aspekte, duke nisur nga ana tekniko-taktike dhe disiplina, deri te përgatitjet fizike.

Ajo çka është më kryesorja lidhet me faktin që të gjithë futbollistët janë të angazhuar për të kryer me korrektësi të gjithë planin stërvitor.

Grupi prej 23 lojtarësh, gjatë seancës stërvitore të pasdites, programi përmban krahas nxehjes, veprime me top dhe pa top. Përgjatë dy-tri ditëve punë të stafit teknik, skuadra është “shtrydhur” nga një punë me intensitet të lartë.

Numri një i pankinës durrsake është shumë kërkues, së pari ndaj vetes dhe më pas ndaj lojtarëve, duke kërkuar seriozitet dhe impenjim maksimal në seancat stërvitore.

Deri tani, skuadra ka punuar në disa drejtime, duke i kushtuar rëndësi të veçanti sezonit të ri. Edhe në radhët e lojtarëve mbizotëron një atmosferë pozitive, ku të gjithë besojnë se në sezonin e ri do të bëjnë një paraqitje dinjitoze dhe do të sigurojnë suksese, të cilat i munguan Teutës në sezonin e fundit.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Arapi “shtrydh” Teutën, durrsakët me nga dy seanca stërvitore në ditë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook