Reali ka vendosur të mos rinovojë kontratën e Marko Asensios që përfundon në vitin 2023.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle ky vendim i klubit vjen si pasojë e planit të teknikut Karlo Ançeloti për t’i besuar vendin e titullarit në krahun e djathtë të sulmit brazilianin Rodrigo.
Ky vendim i “Los Blancos” ka vënë në lëvizje Milanin, Romën dhe klubet e Premier Ligës që janë të interesuar për spanjollin të kontaktojnë Realin për t’u informuar lidhur me mundësitë e transferimit gjatë kësaj merkatoje më një çmim të ulët për shkak të situatës me kontratën e tij me klubin spanjoll.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…