Kukësi ndryshon strategji, nuk ka më futbollistë “veteranë” (LISTA E PLOTË)

Te Kukësi nuk ka vend për “pleqtë”. Të paktën, kjo vihet re gjatë këtij sezoni, duke u bazuar te largimet dhe afrimet e merkatos së verës.

KUKESI

Bëhet fjalë për një zgjedhje të vetë trajnerit Skënder Gega, por edhe të politikave të klubit, të cilët duket se duan t’u japin plotësisht dorën lojtarëve që janë ose në fillim ose së paku në kulmin e karrierës së tyre.

Këtë vit, te kuksianët nuk do të ketë asnjë lojtar që i ka mbushur 30 vjeç, pasi të gjithë janë nën këtë moshë, ku mjafton të thuhet se nuk ka asnjë që ka lindur para viteve 1990, me shqiptarët që janë produkt i demokracisë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në skuadër mungon eksperienca, sepse një pjesë e mirë e futbollistëve janë në kulmin e karrierës së tyre dhe kanë vite që luajnë futboll profesionist në nivele të larta.

VËZHGIMI – “Panorama Sport” u ka bërë një vëzhgim të hollësishëm lojtarëve aktualë që janë pjesë e Kukësit të këtij sezoni dhe bie në sy një moshë mesatare relativisht e re për futbollistët.

Në fakt, nuk ka asnjë 30-vjeçar në ekipin e këtij sezoni, ku tre më të “moshuarit” janë vetëm 29 vjeç: kapiten Taipi dhe dy kroatët, Zivkoviç e Basha.

I pari që do të mbushë 30 vjeç është pikërisht Gjelbrim Taipi, në datën 13 dhjetor, me të tjerët që vijnë me radhë pas tij. Pas tyre, janë të gjithë me një moshë më të vogël, me brazilianin Moraesh 28 vjeç dhe mbrojtësin Isiç vetëm 27 vjeç.

Antonio Ilieski dhe Shqiprim Taipi janë dy 25- vjeçarë, ndërsa vijon pas tyre Arbër Basha, 24 vjeç. Lista vazhdon me katër 23-vjeçarë: Haxhiu, Kote, Çollari dhe Daci.

PAS VITEVE 2000 – Nëse në skuadër nuk kishte asnjë lojtar të lindur para viteve ’90, nuk mungojnë ata që kanë lindur në mijëvjeçarin e ri. Përpos listës së futbollistëve të rinj që do t’i bashkohen ekipit, aktualisht në skuadër janë së paku pesë futbollistë të konfirmuar që i përkasin datëlindjes pas viteve 2000.

Bëhet fjalë për mesfushorin Berisha, mbrojtësin Dragoshi dhe portierin Tafas, që janë respektivisht 22 vjeç. Dy më të rinjtë, në moshën 21- vjeçare janë mesfushori Peposhi dhe mbrojtësi Bytyçi.

Në njëfarë mënyre, kjo statistikë e veçantë tregon që në Kukës kanë filluar të ndryshojnë kurs, t’u besojnë të rinjve.

KUK

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Kukësi ndryshon strategji, nuk ka më futbollistë “veteranë” (LISTA E PLOTË)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook