Revolucion në sulmin e Realit, madrilenët “blindojnë” talentin brazilian dhe nxjerrin në shitje dështimin 100-milionësh

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije se sulmuesi brazilian Rodrigo Goesh (21 vjeç) tashmë ka rinovuar deri në vitin 2028 me Realin e Madridit. Sipas gazetës në fjalë, ai ka firmosur me një rritje të ndjeshme rroge dhe një klauzolë largimi prej 1 miliard euro. Marrëveshja u arrit javë më parë dhe tashmë ka mbetur pezull e vetmja peripeci: firmat që vërtetojnë kontratën e re. Klubi nuk ka shpallur një datë të saktë për zyrtarizimin, por mendohet se gjithçka mund të lihet pasi Reali të përmbyllë dhe turneun përgatitor në SHBA.

RODRIGO 2

Kjo lëvizje vërteton besimin e madh të klubit të bardhë te braziliani i ri. Përkushtimi edhe për tri sezone të tjera veç kontratës aktuale shpërblen punën e brazilianit. Që nga prilli i këtij viti, ai ka shënuar shtatë gola vendimtarë në 13 ndeshjet që ka luajtur, tre prej të cilëve në Ligën e Kampioneve, duke ndihmuar “Los Blancos” në rrugëtimin e tyre drejt titullit të 14-të në Champions.

HAZARD

hazard

E ndërsa Reali ka rinovuar me Rodrigon, një tjetër sulmues mund t’i japë lamtumirën skuadrës së Ançelotit. Bëhet fjalë për belgun Eden Hazard. Edhe pse trajneri italian ka këmbëngulur për ta mbajtur në skuadër edhe në sezonin e ardhshëm, mediat spanjolle kanë nënvizuar se ai është në shitje. Te Reali nuk janë shumë të shqetësuar, belgu edhe mund të qëndrojë. Por sipas gazetës “Mundo Deportivo”, kampionët e Spanjës janë të hapur për çdo gjë, qoftë dhe për një ofertë deri në ditën e fundit të merkatos.

Dëshira e vetë lojtarit është të qëndrojë në Madrid dhe të tregojë se ai vazhdon të mbetet ai “i vjetri” që shkëlqente te Çelsi. Që nga transferimi në Madrid, karriera e tij te Reali ka qenë e kushtëzuar nga dëmtimet e shumta, ndaj Reali është gati ta shesë. Në Madrid mendojnë se ky është momenti i duhur, teksa lojtari ka një kontratë deri në vitin 2024 me klubin spanjoll.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Revolucion në sulmin e Realit, madrilenët “blindojnë” talentin brazilian dhe nxjerrin në shitje dështimin 100-milionësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook