Pas gjyqit për pronën, plas sherri mes palëve, rrihet avokati në Fier. Shoqërohet 32-vjeçari

Fier

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore, ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën, duke përfunduar në sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat.

Jovan Vasili 70-vjeç, Ilir Vasili 32-vjeç janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte me avokatin Erjon Syziu 37-vjeç.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për 4 persona të shoqëruar në mjediset e policisë së Fierit.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Pas gjyqit për pronën, plas sherri mes palëve, rrihet avokati në Fier. Shoqërohet 32-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook