Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, do të vijojë karrierën në elitën e futbollit turk. Futbollisti nga Gambia, së fundmi ishte pjesë e Rostovit në kampionatin rus, teksa është huazuar për një sezon te Ankaraguçu.
Lajmi për huazimin e Soue te skuadra verdhezi, është bërë publik nga vetë klubi turk, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Vlen të theksohet se 28-vjeçari shkëlqeu në kampionatin shqiptar me fanellën e Skënderbeut në sezonin 2017-2018, ku shënoi 21 gola në 33 ndeshje, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Gjatë karrierës së tij, Soue është aktivizuar me Kievon, Juve Stabian, Peskarën, Latinën, Modenën, Leçen, Praton, Vibonesen, CSKA Sofian dhe Rostovin.
𝓐𝓵𝓲 𝓢𝓸𝔀𝓮
Ankaragücümüzde! 💛💙
🔗 https://t.co/RXpra4mOZI pic.twitter.com/GIpE0O9KbE
— MKE Ankaragücü (@Ankaragucu) July 14, 2022
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…