Kokainë në thasët me pleh kimik/ I arrestuar bashkë me të atin dhe të fejuarën, ky është djali i ish-kryekomunarit të PS

Djali, Viktor Vervanaku

Ky është Denilson Cervanaku, djali i ish-kryetarit të Komunës së Frakullit në Fier, i cili u arrestua ditën e djeshme së bashku me të atin, Viktor, dhe të fejuarën Enxhi Ferhati.

Djali I Cervenaku

Në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut janë gjetur mbrëmjen e djeshme rreth 600 thasë me pleh kimik, në të cilët ishte fshehur kokainë e ardhur nga Kolumbia, si dhe fishekë.

Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve nga SPAK raportoi për “BalkanWeb” se një ditë para operacionit janë arrestuar te tuneli në “Rrugën e Arbrit” 4 persona të cilët ishin të armatosur me 3 pistoleta dhe armë të tjera. Një pjesë e tyre ishin nga Tropoja dhe veriu i vendit.

Hetimi për këtë çështjes ka nisur më shumë se 3 muaj më parë, pas një sinjalizimi nga autoritetet e huaja. Ngarkesa ka mbërritur nga Kolumbia në Tivar 3 muaj më parë dhe më pas është dërguar në Frakull. Kokaina dyshohet se ishte e ndarë në 600 thasë të plehut kimik.
Nikolin Gjolena është personazhi kryesor i kësaj çështjes, teksa rezulton të ketë qenë i përfshirë dhe më herët në trafikun e drogave. Prokuroria e Posaçme pritet të ketë dhe një konferencë për këtë aksion.

Me ndihmën e partnerëve të huaj, si DEA amerikane, por ditën e djeshme dhe oficerët e policisë malazeze kanë zbritur në Shqipëri, teksa hetimi do të sqarojë nëse ky aktivitet ka qenë zhvilluar dhe më herët.

Ngarkesa ishte e pajisur me GPS. Prokuroria thotë se ka pasur biseda mes protagonistëve dhe personave të përfshirë në aktivitetin kriminal.
4 personat me armë janë arrestuar një ditë para operacionit në Rrugën e Arbrit, por është mbajtur e fshehur nga Prokuroria e Policia.

Lënda narkotike është e përzier me plehun kimik dhe do ishte kolumbiani që do ta procesonte për ta pastruar.
Katër të arrestuarit mendohet se bashkëpunonin me një nga krerët e një prej grupeve më të fuqishme kriminale. Dyshohet se ka dhe persona zyrtarë të përfshirë.

Kokainë në thasët me pleh kimik/ I arrestuar bashkë me të atin dhe të fejuarën, ky është djali i ish-kryekomunarit të PS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook