Atmosfera elektrizuese në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, nuk ka mjaftuar, që Llapi, të vazhdojë aventurën Europiane. Skuadra nga Podujeva e drejtuar nga trajneri Batatina, nuk shkoi më shumë se barazim 2-2, përballe Buduçnostit të Malit të Zi.
Për shkak të koreve raciste në ndeshjen e parë, ku malazezët triumfuan me rezultatin 2-0, tifozët shqiptarë të mobilizuar në maksimum mbështetën skuadrën e Llapit. Golat për ekipin e Batatinës i shënoi Firminio dhe Kurtaj, ndërkohë që Alidema humbi penallti në minutën e fundit.
FT: LLAPI 2-2 BUDUÇNOST (0-2)
Firminio 45+2′, Kurtaj 71′ / Xhukanoviç 23′, Mijoviç 64′
NGJARJET KRYESORE:
90+4′ Sulmuesi Alidema humbet 11-metërsh, gjuajtja e tij ndalet nga portieri kundërshtar.
71′ GOOOL LLAPI 2-2/ Vendoset sërish baraspesha, Kurtaj surprizon malazezët me një gol spektakolar!
64′ GOL BUDUÇNOS 1-2/ Malazezët kalojnë sërish në avantazh, duke vrarë sfidën!
45+2’ GOOOL Llapi 1-1. Firminio barazon shifrat për vendasit me anë të një 11-metërshi të cilën nuk e gabon.
23’ GOOOL Buduçnost 0-1/ Miqtë gjejnë avantazhin me anë të një goli Xhukanoviç, i cili lëviz bukur në zonë dhe dërgon topin në rrjetë.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…