Mohamed Selah me siguri e ka pritur me padurim vërshëllimën përfundimtare në sfidën mes Real Madrid dhe Mançester Sitit. Ajo dekretoi kalimin e madrilenëve në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit të tij, një sfidë të cilën egjiptiani e kishte deklaruar edhe publikisht që do të dëshironte ta riluante.
Mesazhi i tij pas duelit në rrjetet sociale ishte shumë i qartë. “Kemi një hesap për të larë”, shkruante futbollisti, i cili postoi fotot e festimit në gjysmëfinalen e fituar me shifrat 3-2 ndaj Vijareal.
We have a score to settle. pic.twitter.com/MWxfhIIW78
— Mohamed Salah (@MoSalah) May 4, 2022
Sigurisht ai i referohej finales së vitit 2018, ku Reali fitoi me shifrat 3-1 në një duel ku ai la fushën e lojës i dëmtuar në pjesën e parë pas një rrëzimi që edhe sot e kësaj ditë krijon polemika, kur Ramos e mbajti nga krahu dhe e hodhi në tokë. Tani Ramos nuk është më në radhët e madrilenëve dhe Salah shpreson me sa duket që finalja e 28 majit, të ketë një fund tjetër.
Arena e Lajmit