Një tjetër aksident i rëndë në vend, motori përplaset me shtyllën në aksin Lezhë-Shënkoll, ndërron jetë polici 40-vjeçar (VIDEO)

Aksident Ne Lezhe

Një tjetër aksident i rëndë në vend. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se një motor, ka dalë nga rruga në aksin Lezhë-Shënkoll dhe si pasojë është përplasur me shtyllën.

Kësisoj, për fat të keq ka ndërruar jetë një 40-vjeçar, me detyrë polic në burgun e Shënkollit. Policia ndërkohë është nisur drejt vendngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë me vdekje për këtë të diel, pasi pak orë më parë, në Divjakë ndërroi jetë një 31-vjeçar, i cili si pasojë e shpejtësisë përfundoi me makinë në kanal.

Arena e Lajmit

Një tjetër aksident i rëndë në vend, motori përplaset me shtyllën në aksin Lezhë-Shënkoll, ndërron jetë polici 40-vjeçar (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook