“Është situatë e zezë”, Bamir Topi kritika qeverisë: Pavarësisht skandaleve, nuk shoh lëkundje. Kur gjërat s’funksionojnë, mbulohen duke…

6e192319 E0de 4a5a Bce0 37940efacae7

Ish-presidenti Bamir Topi, gjatë një intervistë sot në emisionin “Kjo Jave” me Nisida Tufën, u shpreh se paradoksi që vëren në qeverinë e Ramës, është që pavarësisht skandaleve, nuk vihet re një lëkundje.

Topi tha ndër të tjera, se kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë mbulohen me zhurmë, ndërsa shtoi se situata në vend është “e zezë”.

A ka një lëkundje të qeverisë nga skandalet?

Bamir Topi: Jo! ky është paradoksi. Çdo qeveri tjetër më këto situata do t’i kishte ditët shumë të shkurtra… Nëse do më pyesni se cila është arsyeja se edhe sezoni i verës ka qenë i mbushur me politikë, tregon se aktorët kryesorë politik, nuk mendojnë në mënyrë të ftohtë, për të ndjekur secili atë rregullin e jetës, por mendojnë si të projektojnë të ardhmen e tyre në pushtet.

Një vend që ka inflacion ligjërimesh politike, në atë vend gjërat nuk shkojnë mirë. Unë si një aktor i vjetër i politikës, e kam parë këtë verë politike si njerëz që janë në hall. Por nëse shkon përtej deklaratave dhe sinqeriteti i tyre, shihet se halli i tyre nuk është halli i njerëzve. Kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë gjërat do të mbulohen me zhurmë.

Si konsumator i lajmit për inceneratorët, është skandal, nuk jam nga ata njerëz që flas pa pasur shifra reale, por bazohem në mekanizmin që ka demokracia. Është një situatë e zezë….

“Është situatë e zezë”, Bamir Topi kritika qeverisë: Pavarësisht skandaleve, nuk shoh lëkundje. Kur gjërat s’funksionojnë, mbulohen duke…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook