Fishekë, karikatorë e kode, News24 në vendin ku u sekuestruan thasët e plehut kimik me kokainë, gazetari gjen…

Shtepia Frakull Letrat

News24 ka qenë sot në vendin ku u sekuestrua një ngarkesë me pleh kimik, brenda të cilës fshihej kokainë me vlerë 40 mln euro.

Në fshatin Frakull në Fier ka ende gjurmë të asaj që ndodhi një natë më parë, ku u sekuestruan 24 ton pleh kimik, brenda të cilit ndodhet dhe kokaina.

Ndonëse në fshat ka rënë heshtja dhe banorët nuk afrohen për të folur, në vendin para objektit ku u gjet kokaina gazetari Ervis Kuçi ka gjetur çopa letrash që janë grisur ku lexohet një pjesë e mallit që është gjetur, si fishekë dhe karikatorë ndërkohë që ka dhe disa kode të shkruara.

Siç shihet, bëhet fjalë për një objekt të vogël në një oborr gjigand pas banesës së ish-kreut të komunës Frakull Viktor Çervanaku. Oborri ku ndodheshin thasët me pleh, rrethohej nga një mur gjigand që përshkon të gjithë pronën, raporton “BalkanWeb”.

Operacioni që çoi në sekuestrimin e drogës vuri në pranga 10 persona, shtetas shqiptar, teksa hetimet kishin zgjatur për disa muaj.

Fishekë, karikatorë e kode, News24 në vendin ku u sekuestruan thasët e plehut kimik me kokainë, gazetari gjen…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook