Një tjetër ngjarje e rëndë në vend. Burime zyrtare të policisë raportojnë se në Vlorë, më konkretisht në lagjen “Kushtrimi” është gjetur i vetëvarur në banesë 42-vjeçari F. A.
Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:35, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në banesë është gjetur nga familjarët, i vetëvarur shtetasi F. A., 42 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit