EKSKLUZIVE/ Kastrioti bën dy goditjet e para në merkato, me krutanët firmosin…

Kastrioti vijon stërvitjen intensive në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

KEVIN ALIAJ

Kjo javë pritet të mbyllet me zhvillime në merkato te krutanët, teksa do të nisin zyrtarizimet e para. Krutanët synojnë të bëjnë disa goditje dhe trajneri Emiljano Çela ka parashtruar kërkesat e tij ndaj drejtuesve të klubit.

“Panorama Sport” mëson se Çela kërkon me patjetër një qendërmbrojtës cilësor, një mbrojtës të djathtë, një mesfushor krahu, si dhe një qendërsulmues.

ZAJSAR ARAPI

Gazeta konfirmon nga burime në klub se pjesë e Kastriotit është bërë së fundmi sulmuesi i krahut, Zajsar Arapi, i cili është vetëm 18 vjeç dhe ka qenë i grumbulluar nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë.

Fillimisht ka luajtur me moshat e Internacionalit, ndërsa më pas në Gjermani me ekipe të akademive të Nurenbergut dhe Kiker Ofenbaçit.

Arapi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe shihet si element i perspektivës.

Lojtari i dytë që ka firmosur është Kevin Aliaj, i cili ka qenë dy sezone më parë pjesë e Bylisit dhe së fundmi ka luajtur në ekipe të ligave të ulta në Belgjikë.

Ai është mesfushor me tipare sulmuese, i datëlindjes 05.08.1999.

Në klub konfirmojnë se ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Kastrioti bën dy goditjet e para në merkato, me krutanët firmosin…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook