EKSKLUZIVE/ Shehi leksion Tiranës, zbardhet fjalimi para lojtarëve: Duhen burra për të bërë kthesën e madhe!

Tirana kthehet në stërvitje, ndërsa Orges Shehi kërkon nga skuadra krenari dhe të mbajnë kokën lart pas eliminimit nga Champions-i. 48 ora pas humbjes me Dudelanzhin, skuadra nisi përgatitjet.

SHEHI

Si zakonisht në fillim skuadra bëri një mbledhje, ku trajneri Orges Shehi dhe drejtori Tefik Osmani folën para skuadrës. Shehi foli gjatë dhe kërkoi nga ekipi që të ngrejë kokën.

Të mos dorëzohet dhe në sfidën e ardhshme të jetë Tirana kampione që kanë parë të gjithë në fushën e lojës.

“Në momente të vështira tregohet se kush jemi. Në momente të vështira duket burri dhe burrëria.

Ne jemi kampionët e Shqipërisë dhe duhet të tregojmë veten tonë në fushën e lojës. U mundëm, por duhet të jemi me kokën lart.

Të gjithë duhet të tregojnë veten. E kam për ju. E ardhmja është juaja. Ne trajnerët gjithmonë do të kritikohemi.

Mos dëgjoni çfarë thonë në TV, të gjithëve duhet t’u tregojmë se ne titullin e fituam në fushën e lojës dhe jemi më të mirët.

Duhet t’u mbyllim gojën të gjithëve me performancën tonë në fushën e lojës dhe këtë e bëjmë duke fituar takimin me skuadrën boshnjake dhe duke u kualifikuar”, u shpreh Shehi.

Nga ana tjetër, Tefik Osmani kërkoi nga skuadra që të mbajë kokën lart edhe sikur të jenë në momentin më të keq të saj.

STËRVITJA – Skuadra u grumbullua e qetë dhe nisi punën nën drejtimin e gjithë stafit me në krye Orges Shehin.

Me skuadrën nuk ishte i pranishëm Enes Kuka.

Lojtari është dhënë borxh deri në fund të sezonit tek ekipi i Besës.

Pjesa tjetër e skuadrës ishte e gjitha në stërvitje. Edhe drejtuesit e tjerë të ekipit ishin në “Skënder Halili”, duke filluar nga Grent Halili e Tefik Osmani.

Veç të tjerave, drejtuesit janë duke menduar për merkaton. Shehi u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës një sulmues, i cili të jetë më i mirë se Devid de Silva.

Jo vetëm për të mbuluar repartin e avancuar, por sepse skuadra kërkon lojtarë me peshë. Sulmuesi është vetëm një kërkesë e stafit.

Trajneri dëshiron prej kohësh edhe një mesfushor e një lojtar për krahun e djathtë.

Për momentin asnjë nga kërkesat nuk është plotësuar, por Refik Halili dha sinjalet që gjërat do të ndryshojnë dhe ekipi do të plotësohet me lojtarë të mirë.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Shehi leksion Tiranës, zbardhet fjalimi para lojtarëve: Duhen burra për të bërë kthesën e madhe!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook