Tuhel sfumon Kristiano Ronaldon: Me Sterling nuk kemi nevojë për sulmues tjetër!

Tomas Tuhel është i lumtur që Çelsi mbylli me sukses transferimin e parë të kësaj vere, atë të Rahim Sterlingut, ndërsa premton se klubi do të bëjë blerje të tjera cilësore.

TUHEL 1

Por ai mund t’i ketë mbyllur derën një transferimi të mundshëm të Kristiano Ronaldos në “Stamford Bridge”.

PRIORITET MBROJTJA – “Steka është shumë e lartë, sepse ne nuk po rivalizojmë vetëm ndaj skuadrave më të mira që kanë luajtur ndonjëherë në Premier Ligë, por edhe ndaj trajnerëve më të mirë.

Vijmë pas sanksioneve dhe kemi shumë gjëra për të arritur. Transferimi i Sterlingut tregon atë që jemi në gjendje për të bërë dhe ambicien e klubit dhe pronarëve.

Ne duam të sfidojmë më të mirët. Për këtë duhet të bëjmë blerje të tjera cilësore, ndryshe nuk kemi asnjë shans”, tha gjermani për “Sky Sports”.

Ai refuzoi të komentonte lidhjen e emrit të Çelsit me një transferim të Kristiano Ronaldos apo Robert Levandovskit, por përgjigja e tij tregoi shumë, sepse konfirmoi se Çelsi nuk ka prioritet të firmosë me një tjetër sulmues në këtë moment:

“Unë nuk do ta përjashtoja transferimin e një tjetër sulmuesi, por në këtë koment nuk është ky prioriteti. Prioriteti tani është mbrojtja dhe nuk është një sekret”.

Me largimin e Rydigerit dhe Kristensenit, Çelsi po kërkon një qendërmbrojtës.

Kulibali pritet të zyrtarizohet sot, ndërsa klubi vijon përpjekjet për të transferuar edhe brazilianin e PSG-së, Kimpemben.

LUKAKU – Ai la të kuptohet se Romelu Lukaku mund të mos ketë më të ardhme në “Stamford Bridge” pas dështimit për herë të dytë në klub.

Sulmuesi belg u rikthye për shifrën rekord të 113 milionë eurove verën e shkuar nga Interi, por pas një sezoni zhgënjyes, u huazua këtë merkato te zikaltërit:

“Ne vendosëm bashkë me pronarët që do ta linim të shkonte. Ishte dëshira e tij për të shkuar, ai e pati mundësinë dhe ne e lamë të shkonte. Vendosëm së bashku me pronarët që ta linim të shkonte.

Tani blemë Sterlingun, i cili na jep shumë fleksibilitet, shumë lëvizshmëri dhe shumë opsione sulmuese përpara, edhe sikur të mos afrojmë lojtarë të tjerë”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Tuhel sfumon Kristiano Ronaldon: Me Sterling nuk kemi nevojë për sulmues tjetër!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook