Luçiano Spaleti ka provuar t’i vendosë stërkëmbësh ish-skuadrës së tij, Interit, në rrugën drejt Paulo Dibalës.
Trajneri i Napolit ka telefonuar vetë argjentinasin dhe është përpjekur ta bindë atë të zgjedhë “Axurrët”, duke e joshur me rolin e liderit të skuadrës.
Në fakt prej ditësh Napoli dhe presidenti Aurelio de Laurentis kanë formuluar një ofertë 5- vjeçare për 28-vjeçarin duke i propozuar 5 milionë euro në sezon me bonuse që mund t’i dërgojnë përfitimet e tij deri në 6-6.5 milionë euro.
Napolitanët kërkojnë një goditje të madhe pas largimit të Kulibalisë drejt Çelsit dhe Dibala do të ishte i duhuri.
Madje, shpresat shtohen edhe më shumë për Napolin apo edhe për këdo tjetër që synon ish-juventinin, duke dëgjuar fjalët e djeshme të zëvendëspresidentit të Interit, Havier Zaneti.
“Siç e ka thënë edhe drejtori Marota për Dibalën, i kemi shtuar skuadrës Lukakun, që kompletojnë repartin me Lautaron, Xhekon, Sançezin e Korrean. Për momentin jemi mirë kështu, por kjo nuk do të thotë se situatat nuk mund të ndryshojnë”.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…