Real-Liverpul është që tani duel për rekord. Do të jetë hera e parë në Ligën e Kampioneve që dy ekipe…

Real Madrid dhe Liverpul do të ndeshen më datë 28 maj mes tyre për të përcaktuar fituesin e Ligës së Kampioneve për edicionin 2021-2022. Një duel i cili do të jetë historik pasi regjistron një risi në përballje të tilla për trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

sdasdasdasdasd

Kjo do të jetë hera e tretë ku përsëritet një finale mes dy skuadrave të njohura, të cilat ndajnë fitoret në takimet e mëparshme. Hera e parë ishte në vitin 1981 në Paris, ku skuadra angleze triumfoi me shifrat 1-0 falë golit të Kenedi.

Përballja e dytë ishte ajo e vitit 2018, kur Reali fitoi me shifrat 3-1 falë dy golave të Bejl dhe atij të Benzema, ndërsa Mane shënoi goli e vetëm për të kuqtë. Ajo ndeshje do të kujtohet gjatë për dëmtimin e Salah, i cili një ditë më parë shprehu dëshirën që të kishte përballë për një revansh pikërisht Realin në këtë edicion.

Më datë 28, në Paris do të luhet për herë të tretë një finale e tillë, duke regjistruar një risi, pasi asnjëherë më parë një duel mes dy skuadrave nuk ishte përsëritur në tre ndeshje finale të këtij turneu.

Arena e Lajmit


Real-Liverpul është që tani duel për rekord. Do të jetë hera e parë në Ligën e Kampioneve që dy ekipe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook