Kjo është makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë në Durrës, dy prej të cilëve humbën jetën. Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb”, makina është përplasur me bordurën metalike anësore dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.
Makina është çarë dhe një pjesë e bordurës është futur brenda saj. Megjithëse airbag-et janë hapur, asgjë nuk ka mundur t’i mbrojë tre të rinjtë.
Nga aksidenti humbi jetën 26-vjeçar Silva Gjergji dhe shoqja e saj ende e paidentifikuar, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari, 26 vjeç.