Robert Levandovski nuk është më i lumtur te Bajerni i Mynihut dhe këtë e ka bërë të qartë prej kohësh.
Siç raporton “Sport1”, polaku ka zgjedhur që për të tretën ditë radhazi të shfaqet me vonesë në seancën stërvitore të skuadrës, duke e lënë këtë të kuptohet dhe si një shenjë proteste nga ana e 33-vjeçarit.
Levandovski prej kohësh ka kërkuar që Bajerni ta lërë të lirë që të transferohet te Barcelona, por drejtuesit kanë qenë një pengesë e madhe për të, duke bërë polakun që të acarohet dhe më shumë me klubin.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…