Një tabu 16-vjeçare në videolojën më të famshme të futbollit “FIFA” është thyer për herë të parë, e cila nuk do të shohë as Mesin e as Ronaldon me vlerësimin më të lartë.
Në “FIFA 23” që do të publikohet në shtator, futbollisti me renditjen më të lartë do të jetë Kilian Mbape. 23-vjeçari i PSG-së do të ketë vlerësimin 92, duke e bërë atë lojtarin me vlerësimin më të lartë.
Për herë të fundit që ky vend nuk shihte Mesin ose Ronaldon ishte “FIFA 07”, ku në vendin e parë qëndronte Uejn Runej, me të njëjtin vlerësim si të Mbapesë.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…