“Me Ramën dhe Erdogan kemi zhvillim të ri të marrëdhënieve me Turqinë”, Bumçi për mbylljen e ‘Mehmet Akif’ dhe ‘Turgut Ozal’: Kryeministri nuk i rezistoi më presionit

Bumcci

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi tha se vendimi për me mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif’ është  një vendim arbitrar.

Në emisionin ‘Open’ në News24, Bumçi theksoi se shteti i së drejtës ka rënë. Ai gjithashtu u shpreh se ka një zhvillim të ri sa i përket marrëdhënieve Shqipëri-Turqi me kryeministrin Rama dhe presidentin Erdogan.

“Nuk ka asnjë dilemë gjithçka ka ndodhur në sy të publikut. E para kemi rënien e shtetit të së drejtës. Ka rënë tërësisht në Shqipëri. Të dhënat personale që na i mori qeveria është rënia e sigurisë tonë. Kemi parë këtë shtet që prish shtëpi në mes të Tiranës, nuk pyet për legalizim. Kemi parë njerëz që dalin me gaz dhe prishet shtëpia, kjo është rënia e shtetit të së drejtës. Para pak ditësh kujtojmë çfarë bëri Rama? Me ligj ata që ndërtojnë pa leje dënohen, por si mund të jetë e mirë publike kjo sjellje. Këtu nuk asnjë shkelje të ligjit, por rënie të shkeljes të së drejtës. Është patjetër presion i Turqisë, por ti je kryeministri dhe t’i mbron vendin tënd. Njerëzit nuk mund të ekstradohen sikur nuk shtet të së drejtës. Këtu kemi edhe një zhvillim të ri të marrëdhënieve Shqipëri-Turqi nën Ramën dhe Erdogan. Prishja e Erdogan me Gylen nuk është vetëm çështje shqiptare. Vendimi është arbitrar, Edi Rama deri tani i rezistoi presionit, tani nuk i rezistojë më”, tha më tej Bumçi.

Arena e Lajmit

“Me Ramën dhe Erdogan kemi zhvillim të ri të marrëdhënieve me Turqinë”, Bumçi për mbylljen e ‘Mehmet Akif’ dhe ‘Turgut Ozal’: Kryeministri nuk i rezistoi më presionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook