Kristian Eriksen është futbollisti më i ri i Mançester Junajtid.
Ish-mesfushori i Totenhemit dhe Interit është prezantuar nga “Djajtë e Kuq” së fundmi, duke u bërë kështu goditja e dytë këtë merkato pas Malasias që erdhi nga Fejnordi.
Akordi mes klubit dhe lojtarit ishte gjetur prej ditësh dhe tashmë erdhi dhe zyrtarizimi që u bë me dije nga vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Danezi kështu do të veshë fanellën e Mançester Junajtid të paktën deri në vitin 2025, pas kontratës 3-vjeçare që firmosi.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…