Tom Cruise dhe Jennifer Connelly shkëlqejnë në premierën e ‘Top Gun: Maverick’, aktori nderohet me çmim në Festivalin e Kanës

Tom Cruise dhe Jennifer Connelly shkëlqyen të mërkurën ndërsa mbërritën në premierën e filmit të tyre ‘Top Gun: Maverick’ në ‘Palais des Festivals’ gjatë ‘Festivalit të 75-të të Filmit në Kanë’.

Aktori, 59 vjeç, i cili ripërsëriti rolin e tij të famshëm si LT Pete Maverick Mitchell kishte veshur një smoking klasik të zi, ndërsa Jennifer, 51 vjeç, e cila luan e Penny Benjamin, dukej thjesht e mahnitshme në një fustan metalik që ekspozonte dekoltenë dhe supet e saj.

Shumë yje të tjerë u shfaqën në premierë, duke përfshirë Eva Longoria dhe Adriana Lima e cila shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur me një fustan të zi.

Tom – i cili më vonë mori një çmim nderi Palme d’Or -dukej super i lumtur teksa përshëndeti fansat e pranishëm, ndërkohë që Jennifer mahniti me fustanin e saj të argjendtë, i cili shkrihej në mënyrë perfekte me trupin e saj të tonifikuar. Bukuroshja u sigurua që fustani të merrte gjithë vëmendjen pasi zgjodhi të vendoste vetëm dy anza teksa flokët i kishte bërë topuz.

Atyre iu bashkuan edhe yje si Miles Teller, i cili luan Bradley Bradshaw në film. Ndërsa Greg Tarzan Davis, Christopher McQuarrie, Jon Hamm dhe Jay Ellis ishin të gjithë të pranishëm në këtë mbrëmje.

Në fjalën e tij pasi mori çmimin Tom tha: “Të gjithë punuan shumë për ta sjellë këtë film në ekranin e madh dhe është një ëndërr të jesh këtu. Nuk do ta harroj kurrë këtë mbrëmje. Faleminderit për këtë emocion. Unë i bëj këto filma për të gjithë ju”.

Vazhdimi i filmit klasik të Tony Scott të vitit 1986 ‘Top Gun’ është vlerësuar deri tani nga të gjithë, me shumë kritikë që mendojnë se “ky film përmirëson origjinalin në çdo mënyrë të mundshme”.

Tom thuhet se është stërvitur për skenat dhe ka fluturuar me avionë të vërtetë luftarakë. Peter Hoskin për Daily Mail i dha filmit pesë yje, duke shkruar: “Sa herë që filmi duket se do të bëhet shumë komod, ai na surprizon -duke u rikthyer në të tashmen me një sekuencë aksioni të çmendur.”

Tom Cruise dhe Jennifer Connelly shkëlqejnë në premierën e ‘Top Gun: Maverick’, aktori nderohet me çmim në Festivalin e Kanës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook