Dy vajza humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.
Automjeti i cili drejtohej nga shtetasi Arbër Tivari, banues në Durrës doli nga rruga dhe u përplas me trafik-ndarësen.
Për pasojë humbën jetën shtetasja Silva Gjergji, 26 vjeçe, banuese në Durrës dhe një vajzë tjetër që mendohet të jetë shoqja e saj.
Një e afërme e saj ka reaguar për ndarjen nga jeta të së resë, të cilën e cilëson si çapkëne zemërbujare teksa shpreh edhe ngushëllimet për familjarët.
“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare. Zoti i dhurofte durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii”, thuhet në reagimin e mikeshës së saj.
Arena e Lajmit