UEFA ka publikuar sot datat dhe oraret e të gjitha ndeshjeve të turit të dytë të kompeticioneve të saj, duke treguar kësisoj edhe rrugëtimin e skuadrave shqiptare që mbeten në garë në Europë.
Tirana zbret e para në fushë pasi nis rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës që të martën, kur do të ndeshet në orën 20:00 ndaj Zrinjski të Bosnjë-Hercegovinës. Në të njëjtën ditë, në orën 20:45, Ballkani do të përballet me La Fiorita të San Marinos në transfertë.
Në Ligën e Kampioneve, do të jetë Shkupi që vazhdon rrugëtimin me një sfidë të vështirë përballë Dinamo Zagreb, të cilën e luan të martën në orën 21:00.
Ndeshja e Vllaznisë në Shkodër ndaj Universitatea Krajova të së enjtes ishte përcaktuar me kohë që do të luhej në orën 21:00. Ndërsa sot është zyrtarizuar edhe sfida e parë e Laçit ndaj Pëetrokub të Moldavisë, ndaj të cilës luan në transfertë në atë ditë në orën 19:00.
Shkëndija udhëton drejt Moldavisë për të luajtur të enjten në orën 17:00 sfidën ndaj Valmiera. Ndërkohë, në orën 19:00 luhet në Belgjikë sfida mes Antverp dhe Dritës.
KALENDARI I NDESHJEVE
LIGA E KAMPIONEVE
19.07.2022
Dinamo Zagreb-Shkupi 21:00
LIGA E KONFERENCËS
19.07.2022
Tirana-Zrinjski 20:00
La Fiorita-Ballkani 20:45
21:07.2022
Valmiera-Shkëndija 17:00
Petrokub-Laçi 19:00
Antverp-Drita 19:00
Vllaznia-Universitatea Krajova 21:00
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…