Vllaznia do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme në takimin ndaj Dinamos.
Sulmuesi i krahut, Liridon Latifi, nuk do të jetë në këtë takim për shkak të një dëmtimi që pësoi në sfidën me Skënderbeun, pikërisht në momentin e penalltisë së padhënë, ku edhe u ndëshkua me kartonë të verdhë për simulim.
Trajneri Elvis Plori ka shpjeguar edhe arsyen e kësaj mungese.
“Menduam se do të ishim të plotë, por jo. Do na mungojë Latifi. Ai në momentin e penalltisë së padhënë ndaj Skënderbeut, gjatë rrëzimit ka pësuar një hematomë dhe për këtë arsye, e ka të pamundur të jetë në fushë ndaj Dinamos. Kuptohet që një mungesë e tillë ndihet te skuadra, por do të jemi të detyruar të bëjmë pa të”, ka sqaruar trajneri.
Kësisoj, në mungesë të golashënuesit më të mirë, Latifi, Plori është i detyruar të bëjë zgjedhje të tjera për krahun e majtë të sulmit.
Sipas të gjitha gjasave, zëvendësuesi i shkodranit do të jetë maqedonasi Fahrudin Gjurgjeviç, i cili mungoi në takimin me Skënderbeun për shkak kartonësh.
Kandidat potencial për formacionin në pozicionin ku luan Latifi është edhe Mehdi Çoba.
Ndërkohë, në pozicionet e tjera do të luajnë Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj dhe Aralica. Por, ka një balotazh Kruja-Da Silva në mesfushë.
Arena e Lajmit