Shënoi dy golëshin e përmbysjes së madhe me Sitin, Rodrigo në variantin e superheroit: Ishim të vdekur, por na mjaftoi…

Rodrigo Goesh, braziliani i Realit, duket se është kthyer në njeriun e minutave të fundit. Kur nisi ky edicion i Ligës së Kampioneve në shtator të vitit të kaluar, ishte ai që i dha fitoren Realit në ndeshjen e parë të grupit kundër Interit në Milano (0-1).

RODRIGO 2

Braziliani shënonte në minutën e 89-të në atë takim. Ky fat e ndoqi gjatë rrugës, për të kulmuar dje në mbrëmje në gjysmëfinalen e kthimit kundër Mançester Sitit.

Dy gola të tij në minutat 90 dhe 90+1 i mundësuan Realit ta çonte në shtesë fatin e gjysmëfinales. Më pas Benzema do të përmbushte kryeveprën me golin e tretë që i siguroi Madridit finalen e 17-të në histori.

Vetë Rodrigo ka folur për mediat pas takimit, duke mos e fshehur lumturinë e tij.

“Ishim duke humbur, ishim të vdekur, por më pas ndodhi ajo çfarë ndodhi. Duke veshur këtë fanellë, kemi mësuar diçka shumë të rëndësishme, që duhet të luftojmë deri në fund.

Ishim thuajse të vdekur, por me golin tim të parë nisëm të besonim. Besimi u kthye në bindje dhe më pas gjithçka është ajo që e keni parë të gjithë.

Jemi të lumtur në finale dhe tani objektivi është ta fitojmë atë”, ka thënë Rodrigo.

Arena e Lajmit


Shënoi dy golëshin e përmbysjes së madhe me Sitin, Rodrigo në variantin e superheroit: Ishim të vdekur, por na mjaftoi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook