Shtatë deri në dhjetë vite burg janë kërkuar për katër shqiptarë dhe tre marokenë për formimin e një organizate kriminale.
Mediat e huaja shkruajnë se kanë transportuar jo më pak se 2060 kg kokainë nga një magazinë në Voorchoten në apartamente luksoze, kryesisht në Amsterdam. Sipas prokurorëve, sasia ishte e ndarë na katër pjesë dhe kishte vlerën rreth 150 milionë euro.
Autoritetet kanë deklaruar se bëhej fjalë për një organizatë jashtëzakonisht ‘profesionale’.
“Ngarkesa u zhvendos me furgona dhe ruhej nga njerëz të armatosur”, ka thënë një nga prokurorët.
Më tej është sqaruar grupi kishte ndarë në mënyrë të qartë rolet për procesin e shpërndarjes.
Ndërkohë shtatë të dyshuarit kryesorë dhe pesë të tjerë do të dalin në gjyq. Prokurorët supozojnë se të dyshuarit ruanin më shumë se një mijë kilogramë kokainë në apartamentet luksoze në Amsterdam dhe 200 kilogramë në një shtëpi me tarraca në Hagë. Përveç posedimit të drogës, prokurorët akuzojnë edhe disa të dyshuar për armëmbajtje dhe pastrim parash.
Sakaq theksohet se Flabio D., dhe Mohamed L. 34 vjeç pritet të dënohen me dhjetë vjet burg. Iliar El-H., 31 vjeç dhe Mustapha R., 39 vjeç pritet të dënohen me nëntë vite burg. Oficerët pretenduan tetë vite burg për Klajdi L.,21 vjeç dhe për Emiljano D., 29-vjeç , ndërsa shtatë vite burg për Florin P., 27 vjeç,.
Arena e Lajmit