Erdis Kraja mund të largohet nga Atalanta këtë sesion të merkatos.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, mesfushorin e Kombëtares U-21 e ndjekin me interes tre skuadra, Triestina, Peskara dhe Rexhiana.
Të treja klubet italiane janë të gatshme t’i bëjnë një ofertë futbollistit 22-vjeçar për ta bërë për vete në formulën e huazimit.
Në sezonin e fundit, Kraja ishte pjesë e Lekos në Serinë C teksa në 34 sfida në total ka shënuar 3 gola dhe nuk ka dhuruar asnjë asist.
Më parë, shqiptari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Grosetos dhe Palermos.
Ndërkohë me Kombëtaren U-17 numëron 3 paraqitje, me Kombëtaren U-19 asnjë dhe me Kombëtaren U-21 ka zhvilluar gjithsej 5 ndeshje.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…