Protestat/ Lubonja: “Po të kishte drejtësi, Rama binte me inceneratorët”; Zheji: Shqiptarët do ngrihen kur të shohin faturën ekonomike të dimrit dhe ushqimit!

Bre

Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë komentuar thirrjet për protesta dhe greva të krerëve të opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta në emisionin “Pikat mbi i”, duke theksuar se muajt e dimrit do të jenë deçiziv për shqiptarët, pas shtrenjtimit të faturës së energjisë dhe shtrenjtimit të shportës së ushqimeve bazë.

Lubonja theksoi se opozita duhet të dalë në shesh dhe të protestojë masivisht, madje duke mos u larguar prej aty, por kjo duhet bërë jo në mënyrë të dhunshme.

“Problemi që ne flasim për opozitën, opozita lidhet me atë që s’ka formë tjetër. Protesta, protesta, protesta sikur s’ka shpëtim tjetër. Ato duhet të jenë mosbindje civile që të rrëzohet qeveria. Kjo tregon që ne këtu s’kemi drejtësi se po ta kishim s’do kishim nevojë për protesta se hapej afera e incneratorëve dhe shkoi deri në fund se bie qeveria. për mua është e rënë me këtë. Unë them se koha e rrëzimit të qeverisë me formë të dhunshme është e gabuar se ata që vinë marrin dorë dhe bëhen të dhunshëm vetë. Unë them protesta jo të dhunshme, por masive dhe të përhershme. Këtë s’e bëjnë dot këta”, deklaroi Lubonja.

Edhe Zheji nënvizoji se revoltën e vërtetë kundër qeverisë Rama do ta shohim kur ushqimi të mungojë në tryezë dhe faturat ekonomike të rritën.

“Opozita ka fjalën, ka protestat dhe votën e vitit që vjen. Nëse kjo qeveri do vazhdojë t’i ngopi barqet. Tetori, nëntori, dhjetori, faturat e shtrenjta do të nxisin një opozitarizëm ekonomik dhe më pas atë politik. Duhet thjeshtë të shohim faturat ekonomike. Ne kemi një lloj donkishotizimi se duam që njerëzit të duan lirinë pastaj ushqimin. Por fillimisht do të shohim protesta për atë, ushqimin”, tha ai.

Arena e Lajmit

Protestat/ Lubonja: “Po të kishte drejtësi, Rama binte me inceneratorët”; Zheji: Shqiptarët do ngrihen kur të shohin faturën ekonomike të dimrit dhe ushqimit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook