“Sulmi kibernetik nga Irani kërkon përgjegjshmëri”, Mediu takohet me ambasadoren Kim: Duhet transparencë për financimet e partive politike

Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, dhe sekretarin Michael Ball.

Ambasadorja Amerikane foli për ndikimet ruse në financimin e partive politike.Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.

Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës
Nga ana e tij Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.

“Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe kordinuar me NATO dhe SHBA.”, shkruan më tej Mediu në Instagram.

 

 

Arena e Lajmit

“Sulmi kibernetik nga Irani kërkon përgjegjshmëri”, Mediu takohet me ambasadoren Kim: Duhet transparencë për financimet e partive politike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook