Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se rritja e çmimit të energjisë në vendin tonë është vetëm për të vjedhur dhe se asgjë nuk vjen si pasojë e luftës në Ukrainë. Gjatë një takimi dje me sindikatat, Berisha pohoi se qëllimi i vetëm është që të vidhen.
Sipas tij kompanitë private që blejnë energji dhe që më pas e shesin më shtrenjtë, i ndajnë fitimet me qeverinë.
“Energjia elektrike miqtë e mi, kriza e saj ka vetëm një shkak, vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. S’ka asnjë lidhje me luftën në Ukrainë, asnjë lidhje me thatësirën apo me çmimin e naftës. Pasi 99% është ujore. Në 6 mujorin e parë Hecet private kanë prodhuar 54% të të gjithë energjisë së vendit. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se prodhimi i energjisë në Shqipëri është mbidyfishuar falë kapaciteteve të reja private që kanë hyrë në prodhim. Çfarë bëjnë këta? Merr dhe zbraz digën. E shet energjinë siç ka ndodhur në realitet me 40 euro megavati. Ky tregtari që e blen me 40 euro e shet këtë energji me 130 euro dhe ndan paratë me qeveritarët. Kjo është reale që ju them unë.
Kjo është reale. Ka një burse ku është çmimi, ku shitet dhe blihet energjia. Në një kohë kur në burse çmimi është 80 euro, KESH blen energji me 280 euro. Çfarë bëjnë këta? Këta ndajnë para me thes njëri me tjetrin. S’ka energji thotë Rama. Mashtrim, mashtrim, mashtrim!
E kemi shitur energjinë 6 lekë për biznesin, e kanë çuar në 200 e do e çojnë deri në 400. Asgjë më vrasëse për energjin nxjerrëse nuk ka më shumë se kjo. ne vumë çmimin 6 lekë sepse edhe Gjermania kaq e kishte, edhe vende të tjera të zhvilluara.
Se biznesi do të prosperojë. Çdo të nxjerrë biznesi kur ja bën çmimin e energjisë kaq?
Ju garantoj se çmimi do rikthehet në 6 lekë aty ku ka qenë për biznesin. Një nga faktorët më tërheqës për investitorët e huaj në Shqipëri ishte çmimi i energjisë. Se diçka të veçantë duhet t’i ofrosh që të vijë.
Shqipëria nuk humbiste asnjë qindarkë sepse kostoja e prodhimit është 0.9 lekë mund të rritet nga tregtimi në OSSH por në prodhim është me saktësi 0.9 lekë dhjetëra herë më e ulët se sa e shet qeveria. ky mashtron dhe thotë se Gjermania e hoqi ujin e ngrohtë nga shkollat, i hoqi sepse i ngroh me gaz. Psikologji totalitare”, tha ai.
Arena e Lajmit