Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Bamir Topi, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, të shoqëruar nga Pandeli Majko dhe ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli kanë pozuar së bashku disa momente para se të nisen drejt Hagës për vizitën me ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte.
Pamjet janë publikuar nga stafi i Pacollit, i cili qendron në mes të fotos i rrethur nga Topi, Moisiu, Meidani, Majko dhe një pjesëtar i ndihmësve të tij.
Në një tjetër foto shfaqet Pacolli i cili shoqëron Pandeli Majkon drejt shkallëve të aeroplanit të tij privat para rrugëtimit drejt Hagës.