“Qeveria ka marrë borxh 500 mld lekë”, Berisha akuza Ramës: Rrogat mund të rriteshin 3 herë, ndërtojnë 1 km rrugë me 24 mln euro

Whatsapp Image 2022 09 28 At 17.33.27

Në një takim me sindikatat të zhvilluar ditën e sotme Kryetari i Partisë Demorkatike Sali Berisha ka folur mbi rrogat dhe se si 8 vitet e fundit ato mund të ishin tre-fishuar nga qeveria Rama.

Sipas Berishës “mundësitë financiare për këtë ndryshim kanë qenë aty por paratë janë përdorur për të ndërtuar 1 kilometër rrugë në autostradë me 24 milionë euro.”

Berisha po ashtu deklaroi se “në mes të Tiranës janë ndërtuar shkolla me 5 milionë euro, të cilat në Berlin ndërtohen me rreth 600 mijë euro”.

“Rrogat në vitet 2005-2013 kam pasur dialog konstant me sindikatën e arsimit dhe shëndetësisë ndërsa rrogat në ato sektorë u mbi dyfishuan atë periudhë. Këto 8 vite rrogat pa asnjë vështirësi mund të ishin tre-fishuar. Sekotri privat është I detyruar të ndjeki sektorin publik me rrogat. Nëse sektori publik bën një mashtrim me rritje në 4 vite kur ka zgjedhje, privati nuk ka çfarë bën. 500 miliardë lekë ka marrë borxh, çfarë ka ndërtuar në 8 vite. Këto para i ka vjedhur duke ndërtuar 1 km autostradë me 24 mln euro. Duke ndërtuar shkollë në mes të Tiranës 5 mln euro sepse do ky lal-vjedhësi, shkollë që në Berlin ndertohët me 620 mijë euro. Shkollat e tërmeteve janë 3 grupe që ndërtojnë. Komuniteti ndërkombëtar e ndërton me 680 mijë euro se është standart, ka një manual që përcakton çdo çmim dhe çdo kosto. Kurse Veliaj ndërton shkolla me 4.2 mln me 5 mln, me 3 milionë të gjitha të tjerat. Vjedh dhe vetëm vjedh. Ku i merr. I ka vënë taksë arsimi çdo familjeje në Tiranë. Le ta konsiderojmë ktë një filllim të ri. Le t’i japim ërgjigjen që sindikatat janë në këmbë dhe të gatshme”, u shpreh Berisha.
Arena e Lajmit

“Qeveria ka marrë borxh 500 mld lekë”, Berisha akuza Ramës: Rrogat mund të rriteshin 3 herë, ndërtojnë 1 km rrugë me 24 mln euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook