U ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani, arrestohen dy autorët e dyshuar të vrasjes së Mario Mukës, policia: Ishin shqiptarë! Ajo që i zbuloi ishte…

Gjermani 3

Vrasja e 42-vjeçarit shqiptar Mario Muka në Gjermani pak ditë më parë, tronditi opinioni publik.

Viktima, i cili ishte një biznesmen nga Shijaku, humbi jetën pasi u qëllua me dy plumba në kokë.

Mediat gjermane raportojnë se autoritetet policore kanë arrestuar dy autorë të dyshuar për ngjarjen.

Bëhet me dije se të dy janë shtetas shqiptarë, përkatësisht 20 dhe 26 vjeç, të dy emra të njohur për policinë për lidhje me trafikun e drogës.

“Fillimisht arrestimi i tyre është bërë për një arsye që nuk kishte lidhje me vrasjen, por se pas arrestimit u bë lidhja e tyre me ngjarjen dhe tani akuzohen për vrasje”, tha një zëdhënëse e policisë.

Ndalimi i dy shqiptarëve është bërë fillimisht për një kontroll rutinor nëse ishin personat e shpallur në kërkim për një krim tjetër, por më pas u shtuan dyshimet dhe tani të rinjtë akuzohen për vrasjen e 42-vjeçarit.

Arena e Lajmit

U ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani, arrestohen dy autorët e dyshuar të vrasjes së Mario Mukës, policia: Ishin shqiptarë! Ajo që i zbuloi ishte…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook