Matajs de Ligt duket se këto ditë të merkatos po i kalon vetëm duke menduar për transferimin te Bajerni, me bavarezët që po negociojnë me Juventusin për blerjen e tij.
Dëshirën e përbashkët të palëve për përmbylljen me sukses të marrëveshjes e ka theksuar edhe drejtori ekzekutiv i gjermanëve, Oliver Kahn i cili tha me bindje se holandezi dëshiron të transferohet te Bajerni.
“Kemi pasur disa takime me Juventusin, De Ligt dëshiron të transferohet këtu.
Do të kemi kontakte te tjera me ta në vazhdim, të shohim sesi do të përfundojë.”, u shpreh Kahn.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…