Asnjë qindarkë më shumë, PSG-ja i vendos ultimatum Interit për çmimin e Skriniar

Milan Shkriniar dhe transferimi i tij te PSG-ja po shndërrohet në një telenovelë, së cilës nuk po i vjen fundi. Tratativa, e cila sipas “L’Equipe” dukej e përfunduar, ka ngecur orët e fundit dhe fajtor për këtë është Zhyl Kunde. Mbrojtësi i Sevijës ka tërhequr vëmendjen e parisienëve ditët e fundit, të cilët u kanë dhënë ultimatum zikaltërve duke i “kërcënuar” për tërheqjen nga tratativa.

SKRINIAR 1

Francezët janë ndalur në 53 milionë euro plus 7 milionë euro në formë bonusesh në ofertën e tyre dhe nuk kanë ndër mend të rrisin propozimin as në 65 milionë euro, një shifër që edhe pse është më e ulët se 70 milionë eurot fillestare që kërkonte Interi, do të merrte miratimin e zikaltërve.

Situata për momentin ka ngecur dhe tani klubi italian është në udhëkryq, pasi si largimi, edhe qëndrimi i Shkriniarit është me rrezik për ta, duke qenë se 27-vjeçari është planifikuar të jetë burimi i të ardhurave këtë merkato vere, por po ashtu është edhe një prej liderëve të skuadrës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Asnjë qindarkë më shumë, PSG-ja i vendos ultimatum Interit për çmimin e Skriniar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook