Juventusi nuk pranon t’i paguajë rivalëve 50 milionë euro, ja plani i “Zonjës” për transferimin e talentit italian në vitin 2023

Që Juventusi do Nikolo Zaniolon dhe anasjelltas kjo dihet tashmë, por fakti që Roma vazhdon të këmbëngulë mbi shifrën 50 milionë euro, duke luajtur keq me nervat e drejtuesve bardhezi, kjo po acaron bisedimet mes klubeve.

ZANIOLO 1

Ndonëse mesfushori e ka gjetur tashmë prej kohësh akordin me rekordmenët italianë, 3.5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse, por me pagën që do të rritet vit pas viti, “Zonja e Vjetër” nuk ka ndër mend që të paguajë më kot, për një lojtar që në fund të sezonit shkon në skadencë kontrate dhe ta afrojë për një shifër modeste.

Kjo ide ka nisur të përflitet shumë nga dita e djeshme pranë selisë së Juventusit, madje edhe me vetë Zaniolon që duket se e ka pranuar një mundësi të tillë, duke shtyrë kështu zbarkimin te skuadra e tij e zemrës, me një vit. Deri tani, drejtori Kerubini ka bërë dy oferta: 25 milionë euro, plus kartonin e Artur Melos dhe tjetra, 10 milionë për huazimin, plus 30 milionë të detyrueshme verën e ardhshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Juventusi nuk pranon t’i paguajë rivalëve 50 milionë euro, ja plani i “Zonjës” për transferimin e talentit italian në vitin 2023

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook