Presidenti Halili bën mbledhje urgjente në dhomat e zhveshjes, zbulohen prapaskenat te Tirana pas sfidës me Teutën

Në fund të ndeshjes situata brenda skuadrës bardheblu ka qenë shumë e tensionuar.

REFIK HALILI

Lojtarët nuk përmbaheshin dhe fajësonin gjyqtarin Laver Alla për gjykimin dhe atë që ndodhi në fushën e lojës.

Aq të tendosur ishin lojtarët me gjyqtarin sa është dashur ndërhyrja e trajnerit Orges Shehi dhe presidentit Refik Halili për të qetësuar situatën.

Presidenti ka zbritur nga tribuna dhe së bashku me Orges Shehin, Tefik Osmanin, Grent Halilin kanë folur gjatë me ekipin. Ka qenë rreth një orë takim mes presidentit dhe lojtarëve.

Halili së bashku me Shehin kanë kërkuar në mbledhjen me lojtarët qetësi dhe maturi.

Sipas tij, është e kotë që skuadra të tensionohet dhe të humbasë toruan. “Dua që të luani të qetë dhe të harroni se çfarë bëjnë gjyqtarët. Në këtë moment duhet vetëm maturi dhe të mos rrëmbeheni”, mësohet të ketë thënë Halili para ekipit.

Në të njëjtën linjë ka vazhduar edhe trajneri Orges Shehi. Gjatë qëndrimit bashkë situata është qetësuar, ndërsa Halili ka kërkuar që të mos ndodhin më sjellje të tilla dhe skuadra të përqendrohet te marrja e titullit kampion.

Halili më pas takoi Vangjelin, Grentin dhe Osmanin veçmas, ndërsa pas largimit nga stadiumi, Orges Shehi ka qëndruar gjatë me stafin e tij dhe Osmanin e Grent Halilin.

FUTBOLLISTËT – Pas mbledhjes lojtarët u larguan të gjithë të mërzitur. Xhixha ishte prerë fare në fytyrë dhe u largua nga stadiumi i fundit.

Tiranës i duhen 2 pikë që të shpallet matematikisht kampione e Shqipërisë. Në këtë kampionat asnjëherë nuk kishte ndodhur që Tirana të merrte një pikë në tri ndeshje.

Kujtojmë se ajo duhet të fitojë në derbi që të shpallet kampione e vendit. Në këtë fazë të katërt, bardheblutë kanë grumbulluar 7 pikë në pesë takime, duke qenë shumë larg 20 pikëve për çdo nëntë javë gjatë tri fazave të para.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Presidenti Halili bën mbledhje urgjente në dhomat e zhveshjes, zbulohen prapaskenat te Tirana pas sfidës me Teutën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook