Policia e Vlorës ka arrestuar Albert Brahimajn, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”. Sipas policisë, 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.