Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tema e diskutimit është fokusuar në amnistinë fiskale dhe kundërshtinë e BE për ta miratuar këtë ligj.
Eksperti i ekonomisë pranë PD, Dorjan Teliti tha se kjo bëhet për shkak se po afrohen zgjedhjet, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama duket se është gati të sakrifikojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët për të arritur qëllimin e tij.
“Kjo amnisti i hap rrugën pastrimin e parave të pista, parave të zeza, jo gri. Sidomos edhe në prag të zgjedhjeve, jemi tashmë në ato nderet e radhës, për t’i bërë nder miqve që i kanë ndihmuar në të kaluarën por dhe një thirrje për ndihmë në të ardhmen. Rama si duket është gati për të sakrifikuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Tashmë duke qenë se jemi në fund të muajit shtator, dhe muajt në vijim diskutohen për paket financiare, t’i fusim në një paketë të tërë, një zallamahi e cila fatkeqësisht do japin rezultate negative”, tha ai.