Po shkëlqen te Interi, Kristjan Asllani: Para 1 viti e gjysëm nuk luaja as me të rinjtë, tani dua titullin kampion

Kristjan Asllani është duke kaluar një nga momentet më të bukura të karrierës së tij. Talenti shqiptar u transferua në këtë merkato vere tek gjigantët e Interit, teksa nuk humbi kohë për të rrëmbyer skenën, me 2 gola dhe 1 asist në 3 miqësoret e zhvilluara deri tani nga zikaltërit.

18f80f9dd2250f5723ab454d1bd0c39b-23313-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Asllani u gradua titullar edhe në duelin e sotëm ndaj Monakos, që përfundoi me rezultatin 2-2, teksa tundi rrjetën në minutën e 59-të, duke justifikuar më së miri besimin e dhënë nga trajneri Inzagi. Pas miqësores ndaj skuadrës franceze, shqiptari dha një prononcim për mikrofonat e “Sportitalia” ku deklaroi:

“Para një viti e gjysmë nuk luaja as me Primaverën e Empolit dhe tashmë jam këtu te Inter. Unë punoj gjithnjë për të dhënë më të mirën, jam shumë i lumtur që stërvitem çdo ditë me këtë grup. Kam shumë për të mësuar nga lojtarë të tillë, por dua të mësoj sa më shpejt të jetë e mundur.

Asllani Inter

Objektivat personale? Unë i marr ndeshjet me radhë, por si skuadër kemi një objektiv të madh që është të fitojnë titullin. Kemi vëmendjen te titulli dhe do të provojmë ta fitojmë”, u shpreh Asllani.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Po shkëlqen te Interi, Kristjan Asllani: Para 1 viti e gjysëm nuk luaja as me të rinjtë, tani dua titullin kampion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook