U lëndua brenda ashensorit në QSUT bashkë me punonjësin shëndetësor, pacientja 80-vjeçare u plagos në kokë. Detajet

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me ngjarjen që ndodhi në ambientet e spitalit Nënë Tereza në Tiranë, ku si pasojë e një avarie në ashensori, mbetën të lënduar një paciente dhe një punonjës i kujdesit shëndetësor.

Ngjarja ndodhi mbrëmë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se incidenti ndodhi në katin -1 teksa një paciente 80-vjeçare po transportohej nga barrielisiti, ndërkohë që të dy kanë pësuar lëndime.

Mësohet se pacientja ka pësuar disa plagë në kokë, për shkak të tronditjes së ashensorit. Çelmeta raporton se dy personat kanë qëndruar të bllokuar për 5 minuta, ndërsa pas ndërhyrjes së forcave të Shërbimit zjarrfikës u bë e mundur hapja me forcë e derës së ashensorit.

Ndërkohë, tekniku i ashensorit pohoi para oficerëve të policisë se ishin kryer të gjitha kontrollet dhe se nuk ka pasur avari në këtë ashensor. Tashmë pritet ekspertiza teknike për ashensorin.

Arena e Lajmit

U lëndua brenda ashensorit në QSUT bashkë me punonjësin shëndetësor, pacientja 80-vjeçare u plagos në kokë. Detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook