Merkato në Kategorinë e Parë, ja lojtarët që po testohen te Kastrioti

Rei dhe Marlind Nuriu janë dy lojtarët që ka gjasë që t’i bashkohen Kastriotit në këtë merkato vere. Drejtuesit kanë shfaqur interes për të dy futbollistët, teksa bëhet fjalë për një mesfushor dhe një mbrojtës të djathtë. Bisedimet për t’i bërë të dy pjesë të skuadrës krutane kanë nisur.

Kastrioti

Rei që mbylli sezonin me Erzenin, ka qenë dhe më parë pjesë e Kastriotit dhe krutanët ia dinë cilësitë, ndërsa tashmë synohet edhe Marlindi, që është pjesë e Tiranës.

Ndërkohë, krutanët kanë edhe disa lojtarë që po i testojnë. Njëri prej tyre është mesfushori Tahir Vata, i cili ka qenë pjesë e Vorës në sezonet e fundit. Gjithashtu edhe portieri Livio Malaj po stërvitet me krutanët, teksa më parë ka qenë te Partizani, Lushnja dhe Laçi. Për të dy lojtarët ende nuk ka një vendim zyrtar nga stafi teknik.

B.BALLIU – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Merkato në Kategorinë e Parë, ja lojtarët që po testohen te Kastrioti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook