Dita e dytë e sulmit të qeverisë në ‘Prestige Resort’, aksioni i IKMT-së i paligjshëm, fadromat ende në zonë

Resorti Prishet

Që prej mëngjesit të ditës së djeshme IKMT ka zhvilluar një aksion të paligjshëm në ‘Prestige Resort”.

Edhe ditën e sotme fadromat e IKMT ndodhen ende në zonë. Gazetari Osman Stafa ka raportuar nga vendi i ngjarjes, për zhvillimet më të fundit në ‘Resort’.

Aktualisht të pranishme janë policia, IKMT si edhe Forcat Xheniere.

“Jemi në ditën e dytë të cilësuar të paligjshëm të IKMT. Fadromat e IKMT qëndrojnë edhe sot në zonë, nuk kanë nisur ende punën, por në Golem janë parë forca të shumta të Policisë së Shtetit. Godina ruhet nga forcat e policisë. Forcat xheniere bënë të gjitha shpimet në katin e parë, dhe kam mësuar se do të vijojnë me secilin kat dhe më pas do të bëhet shpërthimi i komanduar.Edhe ditën e djeshme edhe sot nuk ka as edhe një informacion se çfarë po ndodh apo edhe se çfarë do të ndodhë.”, tha gazetari Osman Stafa.

Arena e Lajmit

 

Dita e dytë e sulmit të qeverisë në ‘Prestige Resort’, aksioni i IKMT-së i paligjshëm, fadromat ende në zonë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook