Sezoni i ri, probleme të vjetra për Nejmarin. Sulmuesi brazilian mori një goditje në ijë gjatë stërvitjes së të martës dhe nuk u përfshi në dy seancat e fundit stërvitore të kampionëve të Francës për të mos rrezikuar.
Dëmtimi është sigurisht i lehtë, por stafi mjekësor parizien dontetë tregohej i kujdesshëm. Për këtë motiv, sulmuesi brazilian nuk luajti në miqësoret e parësezonale mbajtur dje kundër Quevilly-Roue, skuadër e Ligës së dytë, fituar 2-0 nga skuadra etrajnerit Galtie.
Por ai do të niset bashkë me pjesën tjetër të skuadrës sot në turneun në Japoni.
Arena e Lajmit
Loading…