Rama drejt përplasjes me ndërkombëtarët për amnistinë fiskale? Analisti Hila: Shteti ka nevojë për para, po rritet një brez ‘dy mijë lekshi’ dhe…  

454545454784874

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tema e diskutimit është fokusuar në amnistinë fiskale dhe kundërshtinë e BE për ta miratuar këtë ligj.

Analisti Dritan Hila në ‘Open”,i pyetur nëse Rama po shkon drejt një përplasjeje me ndërkombëtarët për të miratuar këtë amnisti, tha se nuk mendo se kjo do të ndodhë, por shtoi se sipas arsyetimit të tij, ky ligj bëhet pasi shteti ka nevojë për para.

“Nuk do përplasen për kaq gjë, por këto vende kanë një problem se këtë para e kanë aty, është para e shqiptarëve. Problemi është që këto shtete kanë nga një mënishtet pranë që e kanë lavatriçe parash. Bëjnë pastrimin e parasë së zezë, nuk është e thënë që të jetë kriminale. Për moral ka vend për diskutim, dhe Ramën dhe ata që e kritikojnë Ramën, pastaj pse e bën Rama? Ka nevojë për para. Jemi në kohë krize, që hipoteka nuk mban më borxhe, është një lek që për dobësinë tonë që t’ua marrim e t’i tatojmë, për mosbesimin që ka pasur publiku, qarkullojnë jashtë. Është një moment që do t’i legalizojë sepse shteti është në një moment që do para. Po rritet një brez ‘dy mijë lekshi’, i ke tërë ditën në kafene e s’duan të punojnë, ata që punojnë ikin jashtë, dhe detyrohet t’i legalizojë. Për mua problemi është si do ta orientojë, në ndërtim apo turizëm. Nuk e di a arrijnë ta kuptojnë, se as francezëve dhe italianëve, nuk është se u dhembin shumë shqiptarëve. Problemi moral është më vjen inat që unë i kam paguar taksat dhe ai jo”, tha Hila.

 

 

Rama drejt përplasjes me ndërkombëtarët për amnistinë fiskale? Analisti Hila: Shteti ka nevojë për para, po rritet një brez ‘dy mijë lekshi’ dhe…  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook