“Shembet Prestige që është me leje”, Berisha thirrje europianëve: Nipi i xhelatit të diktaturës. S’kam shkelur kurrë në atë resort, PS ka festuar me dhjetëra herë atje!

Ebe9931c E37b 4343 8359 48f313b06cf5

Sali Berisha ka reaguar sot për shembjen e paligjshme të ‘Prestige Resort’. Ai i ka bërë thirrje europianëve dhe SHBA që të reagojnë dhe të ndalin atë që po ndodh në Shqipëri, duke thënë se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj medias dhe fjalës së lirë.

Një resort i cili figuron të jetë më leje, dhe bëhet kjo nga një armik i egër i fjalës së lirë, nga një bastard,  pinjoll i xhelatit, i babait biologjik, xhelat i fjalë së lirë, nga nipi i Spiro Kolekës, një xhelat tjetër, behet kjo në prag të një Samiti i cili për definicion duhet të rrezatojë vlera europiane, bëhet kjo ditën e vizitës së presidentit të Republikës Federale gjermane. Urrejtja e këtij njeriu nuk kufizohet me asgjë.

Udhëhiqet nga fakultet mendore me primitive të njeriut. Nuk kam shkelur kurrë në atë resort, janë zhgrru e festu me dhjetëra herë Rama me suitën e tij, por kjo që ndodh është një nga aktet më të shëmtuara, dëshmi e rrënimit të shtetit ligjor nga një autokrat, Lukashenko i vërtetë, por dhe ai nuk do sillej në këtë mënyrë. Thirrje ime për të gjithë liderët e KE, SHBA, të ndalen çfarë po ndodh në Shqipëri, po është media e tretë që ky po asgjëson manumilitarium”, tha Berisha gjatë konferencës me gazetarët.

“Shembet Prestige që është me leje”, Berisha thirrje europianëve: Nipi i xhelatit të diktaturës. S’kam shkelur kurrë në atë resort, PS ka festuar me dhjetëra herë atje!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook